Mirlind Daku është kthyer përsëri në radhët e Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar pati ballafaqimin e parë me shokët e skuadrës dhe me stafin teknik pas ngjarjes që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Kroaci.
Klubi rus reagoi për veprimin e Dakut, duke paralajmëruar për një dënim të mundshëm të tijin. Por trajneri Rashid Rakhimov-i ka treguar se pritja që iu bë Mirlind Dakut ishte krejtësisht normale.
“Ai eshte mire dhe djemtë e takuan, biseduan. Ne e kuptojmë që situata të tilla ndodhin – me Demiralin nga Turqia, për shembull. Fatkeqësisht, futbolli tani është i përfshirë në politikë.
“Mendoj se detyra e lojtarëve është të ndajnë futbollin nga politika. Dhe unë i thashë Dakut për këtë që ai duhet të fokusohej në të”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit