Skandal në Superligën e Kosovës, lojtari i Prishtinës ia theu hundën kundërshtarit / VAR-i ‘heshti’ dhe nuk reagoi fare!

Skuadra e Prishtinës arriti fitore të madhe në javën e 29-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 2 me 0 Ferizajin.

Në minutën e 30’të të ndeshjes, futbollisti i Pristhinës, Endrit Krasniqi goditi me bërryl lojtarin kundërshtar, Ergon Hyseni dhe ia theu hundën, shkruan LIG Sport

Ndërhyrje të tilla në fushë, me bërrylin e ngritur lartë zakonisht sanksionohen me karton të verdhë dhe shpeshherë ka ditur të jetë edhe i kuqi, kjo ngjyrë ka mundur të jepet sot, ku u pa se lojtari i Ferizaji ka gjakderdhje.

Megjithatë, sistemi i teknologjisë VAR heshti në këtë situatë dhe lojtarin e Prishtinës e ‘fali’, madje nuk e ndëshkoi as me karton të kuq.

Futbollisti i Ferizajit, Ergon Hyseni u largua nga fusha me lot në sy shkaku i dhimbjeve, kurse nesër do t’i nënshtrohet operacionit në hundë.