Askush nuk e priti, boksieri kinez mposht ‘Big’ Joe dhe fiton titullin WBO

Boksieri kinez, Zhilei Zhank ka shënuar një fitore të madhe për titullin WBO Interim në peshat e rënda.

Zhank nokautoi boksierin britanez, Joe Joyce qysh në raundin e gjashtë, shkruan LIG Sport

Ishte raundi i dytë që me disa goditje në fakt vendosi gjithçka dhe ia përkeqësoi gjendjen boksierit ‘Big Joe’.

Kurse në raundin e gjashtë gjyqtari i ndeshjes së bashku me mjekun në ring vendosen që ky meç të mbyllej këtu.