Malisheva e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra kosovare të enjten fituan 1:0 ndaj skuadrës së Malit të Zi, Buduqnostit.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa sfidën e vendosi supergoli i mesfushorit Etnik Brruti.
Brruti në minutën e 67-të për mrekulli e plasoi topin në rrjetë për fitoren në debutim të Malishevës në skenën evropiane.
Goal: Etnik Brruti | FC Malisheva 1-0 FK Budućnost pic.twitter.com/jwWquTsHnv
— PushGoals (@PushGoals) July 11, 2024