“Nuk mund të luajmë kështu” / Skuadra kosovare fiton me rezultat rekord, 37-0

Skuadra e Mitrovicës në kategorinë e femrave në Superligën e Kosovës java e 16-të, ka shënuar një fitore të thellë.

Ekipi i femrave fitoi me rezultatin 37-0 dhe vazhdon kryesimin në tabelën e Superligës, shkruan LIG Sport

May be an image of 5 people, people playing soccer and people playing football

11 gola në këtë ndeshje i shënoi futbollistja, Kryeziu – kurse 7 prej tyre i shënoi Biqkaj.

Madje klubi mitrovicas është ankuar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se është mirë që liga të bëhet me gjashtë ekipe, për shkak se skuadrat si KFF Jakova nuk e meritojnë të jenë në Superligë.

Me këtë fitore, Mitrovica shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e parë, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Hajvalia – që ka të zhvilluar dy ndeshje më pak.