Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur i lumtur me medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit.
“Edhe bronzta është e artë për Kosovën, lëre të flasin për argjendtën olimpike, gëzim i papërshkruar për mua si trajner, ekipin, Federatën, besoj për krjet shqiptarët kudo që janë.
“Çdo medalje olipmike për një shtet si Kosovën është e artë. Dhashtë Zoti që ditët e ardhshme të kemi medalje të tjera, do të ishte mrekulli”, ka thënë Kuka
Ai gjithashtu tha se beson që edhe garuesit tjerë kanë çka të tregojnë.
“Pse jo kësaj radhe boksierja Donjeta të na gëzojë me plasman të mirë, pse jo edhe me medalje, do të ishte mrekulli”, ka thënë Kuka.
“Ne si shtet i vogël i kemi katër medalje nga tri Olimpiada, kështu gëzuar dhe urime të gjithëve”, ka thënë Kuka.