Skuadra e Legia Warsawa-s arriti të kualifikohet në fazën finale të UEFA Conference League, pasi eliminoi klubin kosovar, Dritën.
Mbrëmë u zhvillua ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila u mbyll me rezultatin minimal 0:1, shkruan LIG Sport
Golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje ishte Tomas Pekhart, i cili pas takimit kritikoi ashpër fushën e stadiumit kryeqytetas.
“Kjo fushë… është një terren artificial i mbuluar me gurë. Ju vraponi mbi të si në beton. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në karrierën time”, u shpreh Pekhart
Kujtojmë që stadiumi “Fadil Vokrri” ka pak javë që është renovuar dhe ende klubet europiane kritikojnë gjendjen e saj.