Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1.
Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy gola me anë të Vitinha dhe Barcola, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore, shkruan LIG Sport
Në pjesën e dytë, Lille u kthye në lojë me një supergol të Edon Zhegrovës. Por, goli i futbollistit kosovar nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë në shtëpi.
💫 Even Donnarumma stand no chance of stopping these screamers from Edon Zhegrova!pic.twitter.com/s04s5K5sgm
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) September 1, 2024
Golin e fundit në këtë ndeshje për PSG-në e shënoi Kolo Muani.
Me këtë fitore, PSG-ja vazhdon kryesimin në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse Lille në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë.
Flashscore ka publikuar notat e lojtarëve dhe aty shihet se Edon Zhegrova, futbollisti kosovar ka qenë më i miri.
“Zhegi” notën e tij e kishte 7.9, më së shumti se të gjithë lojtarët e pranishëm në këtë duel.