Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku mund të ndërroj skuadër gjatë ditës së sotme në Rusi.
Daku ka në tavolinë dy oferta sipas trajnerit të Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, shkruan LIG Sport
Bëhet fjalë për Spartakun e Moskës dhe Krasnodarin.
Kurse trajneri i klubit rus për këto oferta mendon kështu: “Shumë mirë që ka interesime për lojtarin tonë. Por, ai është këtu me ne. Mendoj se ofertat që kanë ardhur për të nuk mjaftojnë. Por unë nuk jam vlerësues. Ai duhet të ruaj nivelin e tij dhe të mos mendoj për të.
“Ka pushuar mirë dhe tashmë është rikthyer. Le të shohim se si do të ndjehet këto ditë”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit
Kujtojmë që vlera e Dakut është 3 milionë euro, kurse ofertat që ka në tavolinë janë rreth 8/9 milionë euro.