Skuadra e Bayer Leverkusen arriti fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League në sezonin e ri të garave 2024/25.
Klubi gjerman mposhti me rezultat të thellë 0:4 skuadrën nga Holanda, Feyenoordin, shkruan LIG Sport
Granit Xhaka pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me skuadrën e tij, për këtë fitore të thellë si mysafir.
“Të luash kështu kundër një kundërshtari të fortë, të cilët ishin në shtëpi… I lumtë skuadrës. E di që kemi luajtur në mbrojtje në disa faza, prandaj edhe fituam me rezultatin 0:4”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes
Futbollisti shqiptar sipas “Sofascore” ishte një nga më të dobëtit në fushë, duke u vlerësuar me notën 6.8.
💬 Granit #Xhaka en @DAZN_de: «Jugar así contra un rival tan bueno, en su casa… Felicidades al equipo. Sabíamos que teníamos que defender en algunas fases, lo hicimos y un 0-4 aquí es genial»
🔙 #FEYB04 0-4 | #UCL | #SomosBayer04🖤❤️ pic.twitter.com/dKnJcqUx3L
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_es) September 19, 2024