Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka filluar stërvitjet me grupin e lojtarëve të Evertonit.
Klubi nga “Goodison Park” ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi “kuqezi” duke treguar aftësitë e tij në sulm, shkruan LIG Sport
Broja nuk ia doli të ishte pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e muajit nëntor, që janë të fundit në kompeticionin e UEFA Nations League.
Por, Broja tashmë po përgatitet për t’u rikthyer dhe debutuar me fanellën e klubit të Evertonit.
Mediat angleze raportojnë se Broja mund të mos luaj deri në muajin dhjetor, por duket se në aspektin fizik është duke u përmirësuar dukshëm.
Armando Broja, Everton pic.twitter.com/ZI4WQ239QD
— News video (@Newsvideo13) November 13, 2024