Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është futur në formacionin e javës në Bundesliga, pas super paraqitjes në vikendin e kaluar.
Xhaka shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e Bayer Leverkusenit 5:2 ndaj Heidenheimit, shkruan LIG Sport
Në faqen e njohur të statistikave, Sofascore – mesfushori shqiptar është futur në 11-shen më të mirë të javës, duke u vlerësuar me notën më të lartë 9.0.