Dikush po largohej nga stadiumi, dikush pa emocion – kështu u festua titulli i Ballkanit nga tifozët

Ballkani ka fituar ndaj Ferizajt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 35-të të Superligës së Kosovës, duke i mjaftuar të shpallej kampion pas dështimit të Dritës.

Kjo është hera e dytë me radhë që Ballkani shpallet kampion i Kosovës, pasi edhe në sezonin e shkuar ia arritën të njëjtën gjë.

Por ajo që u vërejt më shumë pas përfundimit të ndeshjes ishte emocioni në nivel zero nga tifozët “Xhebrailat”.

Duke e luajtur të kulturuarin, ata i kaluan këto minuta feste pa u futur në fushë, apo pa treguar emocionin e vërtetë që skuadra e tyre u shpall kampion i Superligës.

Madje pati edhe prej tyre që largoheshin me shpejtësi nga stadiumi, shkaku për t’i ikur kolonave.