Futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani ka udhëtuar në New York për pushime edhe pse Kombëtarja e Kosovës ka ndeshje miqësore gjatë këtij muaji.
Ai nuk u përfshi në listën e Franco Fodas për dy ndeshjet e qershorit edhe pse nuk është i lënduar apo i suspenduar, shkruan LIG Sport
Pasi fitoi titullin në Serie A, Rrahmani u nis në New York për të kaluar disa ditë pushime.
Ai atje s’ka shkuar vetëm, pra u mësua se kapiteni është në një lidhje të re dashurie.