Skuadra e Juventusit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Fiorentinas në Serie A, por vëmendje të madhe mori Edon Zhegrova.
Pse? Futbollisti kosovar nuk luajti fare në këtë takim dhe krejt kjo për shkak të një gjesti nga ylli kosovar.
LIG Sport raportoi se Zhegrova ishte fjalosur me disa tifozë vendas, për shkak se këta të fundit brohoritën ndaj tij.
Ky gjest nuk i iku trajnerit italian, i cili më pas e qortoi futbollistin me disa fjalë nga distanca – dhe për shkak të kësaj arsyeje nuk i dha fare minuta.
Zhegrova edhe te Kosova luajt pak minuta. Madje klubi italian erdhi me aeroplan privat dhe e mori futbollistin “dardan”.
