
Cincinnati kaloi në çerekfinalen e Kupës së Hapur të SHBA-së pasi mposhti New York Red Bull në penallti. Mirëpo, detaji që shënoi ndeshjen ndodhi në minutën e 122-të, kur në lojë u fut portieri rezervë i Red Bull, Carlos Coronel, por për të mos u futur në portë, por për të luajtur si lojtar.
Cincinnati arriti të kalojë në epërsi në këtë ndeshje në minutën e 42-të kur Kubo tronditi rrjetën e vendasve për epërsinë 1:0, por Nju Jorku arriti të barazojë në 1:1 në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan LIG Sport.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe më pas nuk kishte asnjë gol, por ndodhi një detaj për të cilin po fol bota e futbollit. Trajneri i Nju Jorkut vendosi të dërgonte në fushë portierin rezervë Carlos Coronel në minutën e 122-të, por të gjithë u habitën kur kuptuan se ku do paraqitet ai.
Coronel nuk hyri për të qenë portier, por hyri në fushë në vend të sulmuesit Burke dhe luajti deri në fund të ndeshjes në krye të sulmit.
Megjithatë, dukej qartë se trajneri i Nju Jorkut e futi në lojë për të ekzekutuar penalltinë, por fatkeqësisht nuk e pa goditjen e tij sepse Cincinnati arriti të zgjidhte ndeshjen para kësaj dhe të merrte fitoren.
The magic of @opencup! https://t.co/up0jLhYjvh pic.twitter.com/gXLdvekXox
— New York Red Bulls (@NewYorkRedBulls) May 24, 2023