Xhaka del nga loja | Të gjithë në këmbë për ta duartrokitur, tifozët këndojnë: Duam që të qëndrosh

Skuadra e Arsenalit po luan aktualisht ndaj Wolves në ndeshjen e xhiros së fundit të Premierligës.

Kjo ndeshje mund të jetë e fundit edhe për Xhakën tek Arsenali, pasi raportohet se ai do të largohet në verë, shkruan LIG Sport.

Në ndeshjen e sotme, ai realizoi dy gola për ta hapur sfidën.

Në minutën e 76’ë, Xhaka u largua nga ndeshja, teksa të gjithë tifozët ishin në këmbë për ta duartrokitur, teksa disa kënduan : Duam që të qëndrosh.