“Pak përmendet…” / Armend Thaqi tregon se cili është futbollisti më i mirë te Ballkani

Një nga futbollistët më të mirë të Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për lajmi.net ka vlerësuar bashkëlojtarin e tij Nazmi Gripshin.

Ballkani triumfoi për herë të dytë me radhë në Superligën e Kosovës në futboll duke e fituar titullin e dytë në histori të klubit pak ditë më parë.

Mbrojtësi i krahut, Thaqi ka thënë se emri i Nazmi Gripshit përmendet pak ndërsa, sipas tij, ai është “motori” i ekipit.

“Me fol të drejtën gjithmonë përmenden Albion Rrahmani, Armend Thaqi, Dellova, mirëpo mos të harrojmë se ne e kemi mesfushorin më të mirë në ligë Nazmi Gripshin. Ai pak përmendet nga analistët por është futbollisti kyç i yni” – tha Thaqi

“Nëse Gripshi është në formën e tij edhe Ballkani është shumë ndryshe. Ai ka qenë një nga pikat më të forta të Ballkanit këtë edicion”, deklaroi ai.

Deklaratën e plotë të Armend Thaqit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

VIDEO:https://fb.watch/kRw101Qlf2/?mibextid=cr9u03