
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka bërë një shaka për seksin në një intervistë të fundit.
Ai tha se nëse një futbollist, në këtë rast i Atletico Madrid bën seks vetëm katër herë në muaj, do të përjashtohet nga ekipi i tij, shkruan LIG Sport
Një studim i fundit thotë se spanjollët bëjnë seks vetëm 56 herë gjatë vitit dhe kjo e çuditi trajnerin argjentinas.
“Sa? Vetëm 56 herë. Pra në muaj vetëm katër herë? Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”, u shpreh Simeone duke shkaktuar shumë të qeshura
Kurse intervistuesi i kërkoi një numër të saktë të marrëdhënieve seksuale që i bën trajneri Diego Simeone me të dashurën e tij, Carla Pereyra.
“Pesëmbëdhjetë në muaj? Nuk mund të them, por ne kemi një mesatare të mirë”, vazhdoi tutje trajneri argjentinas.