
Kombëtarja U21 ka vazhduar punën intensive në stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshje e parë kualifikuese kundër Estonisë, e cila zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Afrim Tovërlani dhe disa nga lojtarët e grumbulluar shprehen optimistë për rezultat pozitiv, teksa shpalosin atmosferën e mirë dhe harmoninë që mbizotëron në ekip.
Futbollisti i FC Ballkanit, Lindon Emërllahu vlerëson faktin se ky grup i futbollistëve është pothuajse i njëjtë me atë të grumbullimit të marsit në Turqi, duke vënë në pah bashkëpunimin dhe unitetin në ekip.
“Besoj se me këtë grup të lojtarëve dhe me trajnerin Tovërlani do të paraqitemi mjaft mirë. E kemi analizuar mirë Estoninë. Jemi më të fortë dhe besojmë në fitore”, nënvizoi Emërllahu.
“Jemi më të fortë”, Lindon Emërllahu beson në suksesin e “Dardanëve U21”: Besoj do paraqitemi mirë 🇽🇰👏🏻 pic.twitter.com/BrU63b1GJ0
— LIG Sport (@lig_sport) June 13, 2023