Ish-kapiteni “Dardan”, Anel Rashkaj: Mundësi e artë për t’u kualifikuar në Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e rëndësishme në rrugë për Euro 2024, ku në shtëpi pret Rumaninë.

Ish-kapiteni “Dardan”, Anel Rashkaj në një intervistë për lajmi.net thotë se kjo është një mundësi e artë për t’u kualifikuar duke parë gjendjen e grupit.

“Pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, kjo është mundësia më e mirë e mundshme për t’u kualifikuar”, janë fjalët e Anel Rashkaj

Kurse analizon pritshmëritë edhe për dy ndeshjet e qershorit, ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë. Intervista e plotë më poshtë: