
Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku është pajisur me Pasaportën e Shqipërisë.
Në rrjetet sociale Endrit Haxhiu ka publikuar vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-lojtarin e Kombëtares së Kosovës, shkruan LIG Sport
“Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Vendimi i Dakut për t’u pajisur me pasaportën e Shqipërisë vjen pasi nuk mori ftesën nga Alain Giresse për ndeshjet e muajit qershor ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.
Përveç Dakut, me pasaportë shqiptare pritet të bëhet edhe lojtari i Antëerpit, Arbnor Muja.
As I warned last #December, it is happening, #MirlindDaku, who was targeted by the @FSHForg to invite him to represent #Albania, has received #Albanian citizenship. https://t.co/pyigAYnP3k pic.twitter.com/fzxY3dZIMO
— Endrit R. Haxhiu (@EndritRH) June 23, 2023