Fantastike, arrihet qëllimi / Alvin Karaqi fiton medaljen e artë në Lojërat Europiane

Karateisti kosovar, Alvin Karaqi që përfaqëson shtetin e Shqipërisë është shpallur kampion në Lojërat Europiane.

Karaqi arriti ta fitonte finalen ndaj holandezit, Timmermans, shkruan LIG Sport

Me këtë fitore, Karaqi ia siguroi medaljen e parë të artë shtetit të Shqipërisë, në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Kujtojmë që Karaqi dikur përfaqësonte edhe ngjyrat e shtetit të Kosovës.