
Trajneri Silvinjo ka folur pas fitoreve me Moldavinë dhe Ishujve Faroe dhe rezultatet i cilëson si fryt i punës së katër muajve.
“Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një lojë të bukur, ishin dy sfida të ndryshme dhe të vështira. Moldavia është një skuadër e fortë fizikisht, e vendosur mirë në fushë, e përgatitur mirë”.
“Më pas Ishujt Faroe ishte një transfertë shumë e vështirë, që nga udhëtimi, fusha me bar sintetik dhe në goditjet standarde viheshim në vështirësi. Jam i kënaqur nga impenjimi, guximi i futbollistëve, të cilët luftuan në fushë, sepse më pas flitet që kemi luajtur mirë e kemi fituar, por edhe unë shoh shumë detaje të tjera”
“Mendoj që t’i imponosh idetë skuadrës është diçka që kërkon kohë, jam absolutisht shumë i kënaqur kur nis grumbullimi me skuadrën, sepse kemi mundësi të përmirësohemi. Kjo është një pikënisje, jo një vijë finishi, prej katër muajsh punojmë bashkë me lojtarët. Kemi shumë për të përmirësuar të gjithë, por është një proces”.
“Tani ndeshja më e rëndësishme e jona është ajo ndaj Republikës Çeke e më pas kemi Poloninë. Ne kemi për të luajtur 5 finale, duhet të luajmë fort në këto pesë ndeshje dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”.
🤩“𝐈 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝟔 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝟓 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫”, 𝐒𝐢𝐥𝐯𝐢𝐧𝐣𝐨 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐝𝐲 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬
📹Intervista e plotë, në fshf. org 👇https://t.co/23SOjlleLc
— FSHF (@FSHForg) June 25, 2023