
Kur brazilianët shkelën në Superligën e Kosovës gjatë vitit 2015, ndryshoi shumë mentaliteti i futbollit këtu në vendin tonë.
Skuadra e Hajvalisë kishte në radhët e veta tre futbollistë nga Brazili, në mesin e tyre edhe Sergio Junior, shkruan LIG Sport
Sulmuesi 28-vjeçar ka pasur një karrierë tejet interesante. Në vitin 2015 ai ishte transfruar te skuadra e Hajvalisë, që bënte gara në Superligën e Kosovës në atë kohë.
Duke parë situatën financiare, Sergio ishte larguar nga Superliga në vitin 2016 dhe ishte transferuar te Skënderbeu në Shqipëri.
Gjatë këtyre viteve ai pati disa ndryshime interesante, duke luajtur për Laçin, Rabotnickin, Shkupin dhe ekipin nga Turqia, Giresunspor.
Por, sot ai është zyrtarizuar te klubi i madh nga Brazili, Vasco de Gama.
Vlera e sulmuesit brazilian sipas sajtit “Transfermarkt” tani shkon deri në 1.3 milionë euro.
View this post on Instagram