Lojtarët e Ballkanit të gjithë së bashku falin Kurban Bajramin në Ohër

Skuadra e Ballkanit po vazhdon përgatitjet në Ohër para ndeshjes ndaj Ludogorets në kualifikime të Champions Leagues.

Sot, me rastin e festës, lojtarët e Ballkanit dhe disa persona nga stafi shkuan në xhaminë e Ohrit për të falur Kurban Bajramin, shkruan LIG Sport.

Pas ceremonisë fetare, lojtarët e Ballkanit pozuan së bashku dhe normalisht uruan tifozët e personat e tjerë për festën e Kurban Bajramit.

Ja pamjet: