
FIFA ka publikuar sot renditjen e re për ekipet Kombëtare pasi qershori ka pasur disa ndeshje eliminatore për në Europianin e 2024. Kështu, Shqipëria që fitoi ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, e sheh tashmë veten në rritje.
Kuqezinjtë kanë kapur vendin e 65 në klasifikim, duke u ngjitur me 3 pozicione duke qenë se pak ditë më parë ishin në vendin e 68. Me renditjen e re, kuqezinjtë kanë lënë pas Kepin e Verdhë, Islandën dhe Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë që Shqipëria ka vitin 2015 si rekord për ngjitjen në klasifikim, ku pak kohë para Europianit e shihte veten në vendin e 22. Ndërkohë, pozita më e ulët në histori për Shqipërinë, ka qenë vendi i 124.