“Për futboll ju ha si suxhukun”, Ismet Munishi eskalon duke ngrënë mish dhe jep një mesazh

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi vazhdon me statuset e tij “goditëse” për njerëzit që shikojnë sportin më të bukur në planet, futbollin.

Munishi ka postuar një foto ku shihet duke bërë grill, por ka lënë një mësazh interesant mbi foto, shkruan LIG Sport

“Për futboll, ju ha si suxhukun”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale.

Munishi tani është trajner i skuadrës që bën gara në Ligën e Parë. Ai ka fituar vetëm një titull gjatë karrierës së tij si trajner dhe fal asaj ai e cilëson vetën si “baba” i futbollit.

Tani është edhe analist në një emision kosovar dhe të bërit “shoë” është pika e tij më e fortë, sesa në pankinë.