
E dashura e futbollistit francez, Karim Benzema, Jordana Ozuna është konvertuar në fenë muslimane dhe kjo ndodhi vetëm pak dite pas transferimit në Arabinë Saudite.
Karim Benzema u transferua në Al-Ittihad nga Real Madrid dhe për një sezon ai pritet të fitoj rreth 200 milionë euro, shkruan LIG Sport
Kalimi i Benzemas në Lindjen e Mesme ka ndikuar edhe në jetën e të dashures së tij, Jordan Ozuna.
Ajo u konvertua në fenë muslimane dhe tregon se pasi dëgjoi duke recitimin e Kuranit filloi të qante si fëmija.
“Të them të drejtën nuk e njiha Benzeman. Unë jam amerikane dhe ne nuk dimë aq për futbollin. Përveç ndryshimit të qyteteve dhe lindjes së një fëmije, dëshmia tjetër e madhe e dashurisë nuk vonoi shumë, pasi unë u konvertova në fenë islame. Ishte këtu një Xhami në Madrid. Kur ata po recitonin Kuranin, unë fillova të qaj si një vajzë e vogël”, tha e dashura e Benzemas për El Mundo