
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te ndeshja mes kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkanit dhe Ludogorets, e vlefshme për kualifikim në kompeticionin më madhor të futbollit europian, UEFA Champions League.
Çka është më interesante, skuadra nga Suhareka ende nuk e di se ku do ta zhvillojë këtë ndeshje, për shkak të kushteve katastrofale me stadiume në Kosovë, shkruan LIG Sport
Momentalisht janë dy opsione, “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”, por njerëzit e UEFA-s enda s’kanë vendosur asgjë.
Stadiumi në Prishtinë është në qendje të tmerrshme, kurse ai në Podujevë ende nuk dihet a i plotëson të gjitha kriteret për një ndeshje të tillë.
Reagimi i Ballkanit përmes rrjeteve sociale flet shumë:
https://www.facebook.com/100063686617420/posts/pfbid02tQ51MMQGvVTrK4VPYrudbv171mdqgpGBHGye8ZJ3AVtxLTyoq9iCXXojx1A3Y6Dwl/?mibextid=cr9u03