
Futbollisti kosovar, Mirlind Daku sot niset në Rusi për ta kompletuar transferimin e tij te skuadra e madhe, Rubin Kazan.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale ka treguar se sot në mëngjes është takuar me lojtarin kosovar pak para nisjes në Rusi, shkruan LIG Sport
“U emocionova kur u përshëndeta me të sepse mu kujtuan ditët e para kur Lindin e transferova te Llapi, si i besova dhe sa shumë e mbështeta”, ka shkruar Tahir Batatina në rrjetet sociale
Kujtojmë që Llapi do të përfitoj nga kjo shitje pasi ka përqindje në kartonin e Mirlind Dakut. Shifra që Rubin Kazan do t’i paguaj Osjekut është 1.2 milionë euro.
https://www.facebook.com/100063612426368/posts/pfbid0AJniUcEdG4uGWEWkVcpeEL8s1KSkU9dFbC6CEBfuKHTTbXfg3djLQd5CGMcsBb5el/?mibextid=cr9u03