Gjest fantastik, Ballkani fton tifozët me udhëtu me aeroplan së bashku drejt Bullgarisë

Skuadra e Ballkanit të mërkurën në mbrëmje zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets, e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Një gjest fantastik ka bërë klubi nga Suhareka, e cila fiton tifozët që e kanë ndërmend të udhëtojnë në Bullgari – të shkojnë së bashku me aeroplanin e klubit, shkruan LIG Sport

“Të gjithë ju që jeni të interesuar për të fluturuar drejt Bullgarisë, për ta mbështetur klubin kampion të Kosovës, në duelin e dytë ndaj Ludogorets, mund të bëheni pjesë e nisjes së përbashkët, me aeroplanin Charter, të kontraktuar nga klubi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajës arriti fitore 2 me 0 në ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në “Fadil Vokrri”.