
I lindur dhe i rritur në Gjermani, por zemra i rreh për Shqipërinë. Provoi ta vishte fanellën kuqezi të Shqipërisë U-21 në një miqësore kundër Bullgarisë, madje duke dhënë edhe një asist.
Bëhet fjalë për Arlind Rexhepin, sulmuesin anësor skuadrës së dytë të Humburger SV, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të folur në rubrikën “Talenti Shqiptar”.
Arlindi normalisht ka edhe lojtarë që e motivojnë dhe një prej tyre është sulmuesi i Kombëtares dhe i londinezëve të Chelseat, Armando Broja.
“Broja është lojtari shqiptar që më motivon”, tregon i riu, ndërkohë që zbulon edhe me cilin futbollist e krahasojnë. “Ata që më kanë parë duke luajtur më thonë se ngjaj me Xherdan Shaqirin”, deklaron Arlind Rexhepi, o cili dallohet për shpejtësinë dhe cilësitë teknike, që i dëshmoi edhe në miqësoren e Shqipërisë U-21 kundër Bullgarisë.
Në fund Rexhepi flet edhe për të ardhmen, atë të futbollit shqiptar dhe të tijën.
“Me lojtarët që Shqipëria ka, por edhe me të tjerët që do të zgjedhin të luajnë me Kombëtaren, besoj që ka perspektivë për futbollin tonë. Objektivi im personal është të bëhem futbollist profesionist dhe pse jo të eci në gjurmët e Xherdan Shaqirit”, përfundon rrëfimin e tij sulmuesi i talentuar, Arlind Rexhepi
🤩 E motivon Armando Broja, rrëfehet Arlind Rexhepi, “shqiponja” kuqezi e gjermanëve të Hamburg
📰Intervista e plotë, në fshf. orghttps://t.co/0PPPd1Obd5
— FSHF (@FSHForg) July 23, 2023