Sonte veç fitore për shqipet tona, Isuf Kelmendi e mposht turkun, Unlukaya

Boksieri shqiptar, Isuf Kelmendi ka marrë një fitore në meçin e sotëm ndaj boksierit turk, Dogukaan Unlukaya.

Kelmendi e fitoi këtë meç në Prishtinë, pas katër raundeve, pra aq sa ishin të gjitha, shkruan LIG Sport.

Me vendim unanim të referëve, Isuf Kelmendi mori fitoren, pasi të tre gjyqtarët vendosën në të mirë të tij.

Pikët e gjyqtarëve ishin: 40-36, 40,36, 40-37.