
Boksieri nga Strellci i Deçanit, James Kraft (Musa Avdimetaj) ka arritur fitore sonte në “Fadil Vokrri” ndaj Juan Carlos Rodriguez.
Musa Avdimetaj gjatë krejt meçit ishte më i mirë se kundërshtari nga Venezeula, me ç’rast edhe mori fitoren, shkruan LIG Sport.
Juan Carlos Rodriguez e dorëzoi meçin, shkak i një dëmtimi në shpinë.
Pas veç dy raundeve, Kraft fitoi meçin. Vllai i Toni Kraft nuk u nda i kënaqur aspak me kundërshtarin e tij.
”Ose bokso deri në fund, ose le këtë sport”, ishte fjala e Kraft pas ndeshjes.
Momenti kur James Kraft ngacmon kundërshtarin e tij me stilin e njohur. 😅🥊👏🏻 pic.twitter.com/1ToLwFNkXQ
— LIG Sport (@lig_sport) August 5, 2023