
Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi ka fituar meçin e madh sonte ndaj algjerianit, Nadjib Mohammedi.
Haxhi Robin Krasniqi ka fituar meçin e madh në “Fadil Vokrri”, ndaj kundërshtarit të tij, Nadjib Mohammedi, shkruan LIG Sport.
Kransiqi mori fitoren pasi kundërshtari mori shumë vërejtje, me ç’rast Nadjib Mohammedi humbi duelin; me vendimin e gjyqtarit për ta ndërprerë takimin.
Kjo ishte e 53’të në karrierën e Haxhi Krasniqit, i cili po bokson tash e 18 vite.
Marre: Gjyqtari e ndërpren meçin, Nadjib Mohammedi diskualifikohet, fiton Haxhi Krasniqi 😳😳 pic.twitter.com/nZ02Iupre5
— LIG Sport (@lig_sport) August 5, 2023