
Skuadra e Sampdorias i kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Italisë, pasi eliminoi Sudtirolin duke e mposhtur pas penalltive.
Vëmendje të madhe në tribuna ka marrë një tifoze. Ajo quhet Elisa Mazzucchelli, e cila në fakt është edhe gazetare e PitLane, shkruan LIG Sport
Elisa është një tifoze e flaktë e klubit italian, kurse me paraqitjen e saj në tribuna “çmend” çdo mashkull aty.
Sampdoria pas kualifikimit në raundin tjetër të Kupës së Italisë, ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës, e cila do të jetë Salernitana dhe kjo ndeshje zhvillohet 1 nëntor.