
Boksieri nga Ukraina, Oleksandr Usyk ka mbetur kampion bote, pasi mposhti Daniel Dubois.
Në meçin e zhvilluar në Poloni, ku të pranishëm kishte shumë tifozë nga Ukraina, Usyk arriti t’i mbrojë titujt e botës, shkruan LIG Sport
Absolute scenes as Usyk is officially declared the winner! 🏆 🇺🇦#UsykDubois pic.twitter.com/4h3omkiLhk
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) August 26, 2023
Usyk e rrëzoi me një goditje boksierin nga Britania e Madhe, Daniel Dubois në raundin e nëntë.
Gjatë raundeve tjerë, Usyk u tregua shumë i kujdesshëm, kurse në raundin e pestë ai u rrëzua pasi mori një goditje në vend të keq.
Boksieri ukrainas mbetët kampion i botës dhe ende i pamposhtur në karrierën e tij.
Watch Oleksandr Usyk Knock Outs Daniel Dubois. Wow!!!!! Oleksandr Usyk retains!#Usyk #UsykvsDubois #UsykDubois #Boxing pic.twitter.com/heUt0baZ2W
— Allwrestling.info (@viralclipshorts) August 26, 2023