“Ishte goditje e rregullt, ma vjedhën fitoren…”, Dubois tejet i zhgënjyer pas meçit

Boksieri nga Ukraina, Oleksandr Usyk ka mbetur kampion bote, pasi mposhti kundërshtarin e tij nga Britania e Madhe, Daniel Dubois.

Në meçin e zhvilluar në Poloni, ku të pranishëm kishte shumë tifozë nga Ukraina, Usyk arriti t’i mbrojë titujt e botës, shkruan LIG Sport

Usyk e rrëzoi me një goditje boksierin nga Britania e Madhe, Daniel Dubois në raundin e nëntë.

Gjatë raundeve tjerë, Usyk u tregua shumë i kujdesshëm, kurse në raundin e pestë ai u rrëzua pasi mori një goditje në vend të keq.

Pas meçit, Dubois u pa tejet i zhgënjyer dhe nervoz kurse atë goditje e cilëson si të pastërt.

“Ishte goditje e pastërt dhe e rregullt, mu vjedh fitorja, por s’ke kujt t’i thuash”, ishte fjalia e boksierit britanik pas humbjes.