Usyk në konferencë, shpjegon se ku e goditi Dubois… ka reagime edhe nga boksierët shqiptarë

Boksieri nga Ukraina, Oleksandr Usyk ka mbetur kampion bote, pasi mposhti kundërshtarin e tij nga Britania e Madhe, Daniel Dubois.

Në meçin e zhvilluar në Poloni, ku të pranishëm kishte shumë tifozë nga Ukraina, Usyk arriti t’i mbrojë titujt e botës, shkruan LIG Sport

Usyk e rrëzoi me një goditje boksierin nga Britania e Madhe, Daniel Dubois në raundin e nëntë, me një goditje të fortë.

 

Gjatë raundeve tjerë, Usyk u tregua shumë i kujdesshëm, kurse në raundin e pestë ai u rrëzua pasi mori një goditje në vend të keq.

Pas meçit, Dubois u pa tejet i zhgënjyer dhe nervoz kurse atë goditje e cilëson si të pastërt.

Në konferencë për media pas meçit, Usyk i tregoi gazetarëve dhe opinionit rreth kësaj goditje. Ai tregon se ishte e parregullt, i të njëjtit mendim ishte edhe një gjyqtar.

Ka pasur reagime edhe nga boksierët shqiptarë, të cilët ishin skandaloz në Prishtinë.

Bernardin Jakaj ka shkruar në rrjetet sociale: Mos u ankohni për meçet tona. Jo me hile, jo pa hile.

https://www.facebook.com/100004227858505/posts/pfbid0ex7zR7Uu2j8HdPRAaN36AfFtPTdRBw3vDcQ7dFctsZcC5UJUA38ey8wAZk75UvANl/?mibextid=cr9u03