Rita me flamurin serb, reagon edhe ish-kapiteni “kuqezi”… Cana i del në mbrojtje këngëtares shqiptare

Këngëtarja Rita Ora është në qendër të komenteve pasi mbajti flamurin serb në një koncert në Hungari. Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar.

Por, ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje, shkruan LIG Sport

Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj.

Kujtojmë se Rita në një deklaratë ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Më tej, Rita tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita.