Godas ‘kuqezi, Florian Marku turpron kundërshtarin… fiton meçin në raundin e parë

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shënuar fitore në Manchester Arena.

Marku mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Irlanda e Verit, Dylan Moran, shkruan LIG Sport

Boksieri shqiptar e nokautoi kundërshtarin më të filluar meçi dhe siguroi fitore fantastike.

Këtë luftë e kishte kërkuar me ngulmë kundërshtari i Markut dhe ky i fundit tregoi fuqinë e boksit ‘kuqezi’.