U fut në ring me këngë arabe, bëri foto me flamurin mbrapsht… Florian Marku humbi simpatinë e disa tifozëve

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar dje gjatë ditës ndaj boksierit irlandez Dylan Moran me nokaut.

Marku nuk iu deshën më shumë se 54 sekonda, për ta detyruar Moranin që të dorëzojë ndeshjen, shkruan LIG Sport

Por, diçka nuk shkoi mirë për boksierin shqiptar, i cili ka marrë shumë kritika për shkak të hyrjes në ring me këngë arabe.

Përveç kësaj, Florian Marku dhe ekipi i tij bën një foto me flamurin mbrapsht të Shqipërisë.

Përndryshe, boksieri shqiptar është ende pa humbje nga 14 ndeshje, ku tetë prej tyre i ka fituar më nokaut, teksa një duel u mbyll në barazim.

VIDEO:https://vm.tiktok.com/ZMjFQj2DD/