
Kombëtarja e Turqisë në kategorinë e femrave është shpallur kampione e Europës në sportin e volejbollit.
Vashat turke mposhtën me spektakël Kombëtaren e Serbisë me rezultatin 3-2, shkruan LIG Sport
Në setin e fundit rezultati ishte 15-13, dhe pika vendimtare u shënua nga volejbollistja më e mirë e këtij kampionati, Melissa Vargas.
Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja e Turqisë shpallet kampione e Europës në kategorinë e femrave.
Kujtojmë që vendin e tretë e mori Holanda, pasi mposhti Kombëtaren e Italisë.
In the 100th anniversary of the Republic of Turkey, the Turkish national team became European champion in 2023 Volleyball Women’s Championship! 🇹🇷#FileninSultanlari #tebrikler#EuroVolley2023 #ChampionTurkey #europeanchampionTurkey pic.twitter.com/QmMTxJpR5F
— jeo gaste (@jeogaste) September 3, 2023