
Përfaqësuesja e Kosovës U21 i ka nisur të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025, kundër Polonisë, më 8 shtator si mysafire dhe më pas kundër Gjermanisë, më 12 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi anësor i Malishevës, Drilon Hazrollaj është shprehur i lumtur që është pjesë e Dardanëve U21 për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme.
“Është ndjenjë e papërshkrueshme të luash për Kombëtaren e Kosovës. Kjo është një ëndërr për të gjithë futbollistët. Shpresoj që do ta dëshmoj formën e njëjtë siç e kam treguar në kampionatin e Kosovës dhe ta ndihmoj Kombëtaren sa më shumë në ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar Hazrollaj.