Atmosfera fantastike te Shqipëria, Roshi: Do shkojmë në Europian 100%, ndihem si 19-vjeçar me fanellën “kuqezi”

Optimizmi është i madh te Kombëtarja e Shqipërisë para dy ndeshjeve të shtatorit. Fillimisht Shqipëria do të përballet me Çekinë në transfertë dhe më pas me Poloninë në shtëpi, në “Air Albania”.

Një prej lojtarëve të rikthyer pas një kohe në ekipin “kuqezi”, Odise Roshi, ka folur për grupin e lojtarëve dhe për mundësinë që ka Shqipëria për dy ndeshjet e shtatorit, shkruan LIG Sport

“Mendoj se me 100% do të jemi në Europian këtë herë. Ndihem si kur isha 19 vjeç te Kombëtarja”, tha mes të tjerash Roshi, ndërsa në videon më poshtë gjeni reagimet e Strakoshës, Hysajt dhe Mucit.