
Boksieri shqiptar, Florian Marku gjatë vikendit të kaluar u rikthye në ring me plotë sukses, pasi fitoi me nokaut kundër irlandezit, Dylan Moran.
Gjatë një interviste pas meçit, Marku tha se është i gatshëm të përballet me këdo, madje qysh në muajin e ardhshëm sepse as nuk u djersitë në luftën me Moran, shkruan LIG Sport
Marku gjithashtu përmendi edhe disa emra të mundshëm dhe me shumë gjasa do të jetë një prej tyre kundërshtari i ardhshëm i boksierit shqiptar.
“Floriani nuk është hajgare. Pra po tregon që është gati për çdo kundërshtar. Josh Taylor, Conor Benn dhe Kell Brook. Nëse marrëveshja është e mirë, ne mund të luftojmë pa problem me secilin prej tyre. Madje qysh në muajin e ardhshëm. Unë jam gati, nuk u djersita fare.”
👀 @FlorianMarku92 is already game to fight again, and calls out who he wants next 😤#SmithEubank2 | @SkySportsBoxing pic.twitter.com/DSATHzPjZ0
— BOXXER (@boxxer) September 4, 2023