Futbollistët e Shqipërisë arrin në Pragë të Çekisë, plotë optimizëm dhe me flamurin ‘kuqezi’

Kombëtarja e Shqipërisë sapo ka mbërritur në Pragë të Republikës së Çekisë, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e fazës para-kualifikim në Euro 2024.

Federata Shqiptare ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihen lojtarët ‘kuqezi’ duke zbritur nga aeroplani, shkruan LIG Sport

Futbollistët kanë marrë me vete edhe flamurin ‘kuqezi’ dhe me plotë optimizëm do të paraqiten nesër në fushë ndaj Çekisë.

Kujtojmë që ndeshjen e dytë Shqipëria e zhvillon të dielën në “Air Albania” kundër Kombëtares së Polonisë.