Daku tepër i emocionuar për debutimin me kombëtaren ‘kuqezi’, ai ‘shpërthen’ në lot në intervistën pas ndeshjes

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 1:1 ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në EURO 2024.

Daku u aktivizua në pjesën e dytë në vendin e Cikalleshit, ku bëri paraqitje stabile, shkruan LIG Sport.

Daku, sulmuesi nga Gjilani, u shpreh shumë i emocionuar pas ndeshjes në intervistë, ku edhe në një moment u ndal dhe u pa i përlotur.

Ai tha se kjo është një ëndërr e realizuar për të dhe se ndihet tejet i lumtur, sa edhe ‘shpërtheu’ në lot nga emocionet. Ja pamjet rrënqethëse nga ky moment: