
Kombëtarja e Kosovës sonte luan një ndeshje tejet të vështirë ndaj Rumanisë në Bukuresht, e vlefshme për kualifikim në Euro 2024.
Ish-futbollisti i Ballkanit, Meriton Korenica në rrjetet sociale ka bërë një shkrim rreth debutimit të tij me fanellën “Dardane” dhe gjasat që ka Kosova për t’u kualifikuar tutje, shkruan LIG Sport
“Ëndrrat bëhen realitet. Kënaqësi dhe nder për mua të bart fanellën e vendit tim, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen – kemi rrugë të vështirë, por për ne, asgjë nuk është e pamundur.“, ka shkruar Korenica në rrjetet sociale
Kujtojmë që Korenica në ndeshjen e parë debutuese arriti të bënte një super asist për Vedat Muriqin në barazimin 2-2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.
https://www.facebook.com/100000472392274/posts/pfbid02UWzixr2e8fe2pLBozH4LG5eHDobxSQnrKAqS1zyLHQfrQSfuYbFKapTvDoCpQ4Tsl/?mibextid=Na33Lf